Trupat amerikane janë duke përshkallëzuar presionin ndaj militantëve të Shtetit Islamik, duke mbështetur forcat lokale.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka deklaruar se fushata kundër militantëve të Shtetit Islamik është duke u përshkallëzuar, prandaj edhe ushtria amerikane duhet të përforcojë përpjekjet në terren, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq gjenerali i Marinës Joseph Dunford, gjithashtu edhe shef i Shtabit të Përgjithshëm tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të hezitojnë të mbështesin forcat lokale me “sulme nga ajri, apo veprime të drejtpërdrejta nga toka”.
Një sulm ajror kundër ISIS-it gjatë javës së kaluar, në të cilën forcat amerikane këshilluan forcat kurde, rezultoi me vdekjen e një ushtari amerikan dhe shpëtimin e rreth 70 pengjeve. “Nëse kjo pati një impakt operacional apo strategjik dhe nëse ne duhet të përforcojmë pasjen e suksesit, atëherë kjo do të ishte korniza bazë e punës brenda së cilës unë do të rekomandoja shtimin e forcave për t’u rivendosur me njësitë irakene”, tha Dunford.