Lajmet e fundit

SHBA-Rusi bien dakord për të rifilluar bisedimet mbi sigurinë ajrore në Siri

Rusia ka rënë dakord që të rifillojë bisedimet me SHBA-të për sigurinë ajrore gjatë fushatës së bombardimeve në Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, ndërsa ka njoftuar se bisedimet mund të fillojnë në këtë fundjavë, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë alarmuar gjithashtu nga shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga avionë luftarakë rusë. Zyrtarë amerikanë dhe rusë zhvilluan bisedime mbi sigurinë ajrore përmes video-konferencave më 1 tetor, por Washington  është ankuar se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Moska që atëherë.

Më herët gjatë javës, zyrtarë të Pentagonit deklaruan se avionëve amerikanë u ishte dashur të kryenin të paktën një manovër sigurie për të shmangur përplasjen me një avion rus në Siri. Ata thanë se kjo ndodhi pas 1 tetorit, por nuk dhanë një datë të saktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.