State Departamenti ka angazhuar një hetim te detajuar lidhur me kufirin je mes Malit te Zi dhe Kosovës. Ata kane arritur ne përfundim se marrëveshja e arritur për demarkacionin është ne përputhje te plote me te gjitha hartat prej pasluftës se dyte botërore e tutje..
Departamenti amerikan i shteti e ka rishikuar në mënyrë të detajuar vijën përkufizuese të kufirit Kosovë –Mal i Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetërir i Kosovës për Shënimin e Vijës Kufitare Shtetërore. E kuptojmë që baza e Komisionit për demarkimin ka qënë Kushtetuta e Vitit Jugosllave e vitit 1974, që e ka definuar Kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativë komunalë, që janë të ndarë në zona kadastrae. Kjo bazë e përcaktimit të vijës kufitare është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës të të dërguarit Special të OKB;së Marti Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e e vitit 2008 të Republikës së Kosovës.
Pas një rishikimi të haratave të vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shteit ka përcaktuar se vija e përcaktuar së vonë përputhet ngusht me kufirin e definuar në Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008 përputhen me kufirin e propozuar në vitin 2015 detajisht.