Kandidati republikan për garën presidenciale amerikane, Ben Carson pozicionohet para miliarderit Donald Trump në rang kombëtar, sipas një sondazhi publikuar sot.
Ben Carson, neurokirurgu i rikthyer sërish në politikë, është kandidati i vetëm me ngjyrë për Shtëpinë e Bardhë për presidencialet e 2016-ës.
Ai është kredituar me 26 për qind të numrit të votave në mesin e zgjedhësve republikanë të pyetur për të përditshmen ”New York Times” dhe stacionin televiziv ”CBS News”.
Ai pozicionohet për herë të parë në shkallë kombëtare para manjatit të pasurive të patundshme, Donald Trump i cili mundi të merrte veçse 22 për qind të numrit të votave. Ky avancim mbetet gjithsesi brenda kufirit të gabimeve të sondazhit, i cili është gjashtë për qind.