Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj që shtrëngon kufizimet për pranimin e refugjatëve sirianë dhe irakianë, në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Dhjetëra demokratë u janë bashkuar republikanëve në këtë projekt-ligj, që shihet si një qortim për Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Barack Obama ka thënë se do të verë veton për këtë projekt ligj.
Projekt-ligji pason pas sulmeve në Paris që lanë të vdekur 129 persona.
Të gjithë sulmuesit tashmë kanë vdekur, dhe njëri prej tyre mendohet të ketë qenë një sirian, i cili ka hyrë në Evropë, përmes Greqisë me migrantët.
Projekt- ligji duhet të kalojë në Senat para se të nënshkruhet nga presidenti Obama.