Pasi që sot mbajnë konferenca veç e veç, tri partitë opozitare nesër do të mbajnë konferencë të përbashkët.
Kësaj herë nuk janë liderët, por shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.
Sipas një njoftimi për media, konferenca mbahet në ora 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës (Aneksi kati II).