Hashim Thaçi është i gatshëm ta lëshojë karrigen e kryetarit të PDK-së dhe t’ia lë postin Kadri Veselit, nëse zgjidhet President i Republikës.
Kështu thotë kryedeputeti i PDK-së, Adem Grabovci gjatë një interviste për Televizionin Rrokum.
Ai thotë se Veseli është i gatshëm të bëhet kryetar dhe ta fuqizojë Partinë Demokratike.
Mbas deklaratave të ish-kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi se PDK-në e ka kapë SHIK-u, Veseli pati thanë se nuk ka karamele të bardha t’iu referuar kryetarit aktual të PDK, Hashim Thaçi. Por Adem Grabovci e përjashton mundësinë e spastrimeve në PDK, mbas ardhjes së Veselit në krye të partisë.
Megjithatë, Grabovci e mbron Veselin edhe nga kritikat LDK-së, se opozita po përdoret nga njerëz brenda PDK-së për ta realizuar qëllimet e tyre brenda partisë.
Ai siguron se nuk është Kadri Veseli që po e bën këtë lojë.