Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, sot dënoi incidentin më të shtëna në fshatin Gorazhdec, në Komunën e Pejës që kishte ndodhur dje në mëngjes.
“E dënoj fuqishëm këtë sulm të rëndë, i cili ka dëmtuar pronën dhe një monument. Incidentet e tilla janë ndjerë nga i gjithë komuniteti serb i Kosovës dhe si të tilla rrezikojnë të minojnë besimin në sigurinë dhe marrëdhëniet e përgjithshme të komuniteteve”, tha Tanin.
Shefi i UNMIK-ut I bën thirrje autoriteteve të hetojnë shpejt këto incidente dhe në mënyrë që të sjellin autorët para drejtësisë.
Tanin gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me një incident të dytë gjatë mbrëmjes se djeshme, në të cilin u qëllua më armë zjarri në një dyqan në Istog, derisa dy serbë të Kosovës ndodheshin brenda në dyqan.