Në minutat e para të vitit 2016 është shënuar edhe incidenti i parë.
Një shtëpi është kapluar nga flakët para pak minutave në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Brigada e Zjarrëfikësve në Prishtinë.
Sipas tyre shtëpia është në emër të një pronari nga komuniteti romë dhe deri tash nuk dihet se cilët kanë qenë shkaktarët e vënjes së këtij zjarri, njofton Klan Kosova.
Sipas shefit të ndërrimit, Halim Dobratiqi kur ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kulmi i shtëpisë kanë qenë i tëri në flakë. Sipas tij bëhet fjalë për një shtëpi të materialit të dobët.
Dobratiqi ka thënë për Klan Kosovën se ata kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa shkaktarët e vënies së tij nuk dihen dhe se sipas tij ata nuk janë competent për tu marrë me shkaktarët, përveç që janë të thirrur për ta fikur zjarrin.