Deputeti i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, në Zonën e Debatit në Klan Kosova ka komentuar vendimin e Presidentes Atifete Jahjaga për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe.
Sherifi tha se marrëveshja e fundit është derivat i asaj paraprake, njofton Klan Kosova.
“Qeveria është e vetëdijshme se Gjykata Kushtetuese s’do ta trajtojë fare këtë çështje – Asociacionin e Komunave Serbe”.
“Marrëveshja e 25 gushtit është derivat i marrëveshjes së 19 prillit, dhe qeveria po fshihet prapa asaj marrëveshjeje”.
“Lëvizja Vetëvendosje ia pati dërguar Gjykatës Kushtetuese marrëveshjen e 19 Prillit dhe përgjigja e kësaj gjykate ishte se nuk merret me interpretimin e çështjeve ndërkombëtare”.
Deputeti Sherifi poashtu e bëri të qartë që Gjykata Kushtetuese ka gjasa që të mos e marrë parasysh shqyrtimin e kërkesës së Jahjagës.
“Kjo është arsyeja se pse mendoj që Kushtetuesja s’do ta marrë fare parasysh marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe”.
“Kjo gjykatë ishte deklaruar se nuk është kompetente që t’i shqyrtojë marrëveshjet me karakter ndërkombëtar”.
“Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtojë ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, por jo edhe përmbajtjen e tyre”.
“Ky hap po ndërmerret qe presidentja Jahjaga e Qeveria të fitojnë kohë, e ta shtyjnë sa më shumë këtë çështje”.