Lajmet e fundit

Sherifi: Mustafa e Thaçi shkelën Kushtetutën, duhet të dorëhiqen

Anëtari i Kryesisë së NISMA – s për Kosovën, Bilall Sherifi në një prononcim për ORAinfo, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës.

Sherifi ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi janë “shkelës të Kushtetutës”. Sipas tij kjo Qeveri ka miratuar parimet për asociacione që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Dhe tani kjo Qeveri e ky kryeministër është ai për të cilin Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se janë shkelqës i Kushtetueses. Prandaj ë gjithë shkelësit e kushtetueses nuk mund të udhëheqin procese të rëndësishme për vendin. Këta Qeveritar e kanë humbur qëndrueshmërinë se mund të udhëqein shtetin.”, ka thënë Sherifi.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.