Lajmet e fundit

Sherifi: Nëse vërtet dëshironi zgjidhje të krizës politike përdoreni TRURIN dhe tërhiquni nga marrëveshjet

Pas mbajtjes së takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se në seancën e nesërme do të përdoren masa shtesë sa i përket sigurisë së deputetëve dhe zhvillimit të punës së tyre.

Si rezultat i kësaj mase, opozita ka reaguar në mënyrë protestuese, duke thënë se kjo është një çmenduri e radhës sa i përket masave mbrojtëse të ndërmarra lidhur me krijimin e një klime sa ma komode të punës, për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Bilall Sherifi nga partia opozitare NISMA, duke komentuar mbi këto masa ka theksuar se kjo është një çmenduri e radhës, sepse këto masa shtesë nuk sigurojnë zgjidhje për krizën politike, mirëpo ato vetëm sa e thellojnë atë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Bilall Sherifit:

ÇMENDURIA E RADHËS!

Siç u njoftua opinioni publik Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendos që në seancën e nesërme të përdor “Organet e sigurisë për të siguruar jetën e deputetëve dhe kushte për punë”.

Arsyetimi për krijimin e “kushteve për punë” edhe pse i papranueshëm mund të konsiderohet i logjikshëm. Por, arsyetimi se “për të siguruar jetën e deputetëve duhet të intervenojnë organet e sigurisë” është arsyetim absurd !!! Arsyetimi i tillë nuk ka shpjegim logjik. Vetëm fenomeni ÇMENDURI mund ta shpjegojë këtë qëndrim.

Krizën politike nuk e zgjidh përdorimi i “Organeve të sigurisë” dhe as i “organeve” tjera, cilat do qofshin ato. Përkundrazi, përdorimi i tyre vetëm do ta thellojë atë. Krizën politike në Kosovë e zgjidh vetëm përdorimi i një organi: TRURIT. Vetëm mendja e nje truri të shëndoshë mund të gjejë rrugën e ndërprerjes së konfrontimeve në formën që ka marë. Nëse vërtet dëshironi zgjidhje të krizës politike përdoreni TRURIN dhe tërhiquni nga marrëveshjet që e dëmtojnë Kosovën. Nëse dëshironi thellim të krizës atëherë vazhdoni me përdorimin e “Organeve tjera” por nga përgjegjësia për thellimin e krizës nuk do të mund të ikni kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.