Lajmet e fundit
Sherifi: Partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve

Sherifi: Partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B kupo diskutohet lidhur me bllokimin e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ashtu si edhe mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovar për Inteligjencë.

Sherifi është shprehur se bojkotimin e komisioneve dhe kryesisë e ka kërkuar qysh moti.

“Kam insistuar që nga fillimi në kuadër të kryesisë së Nismës që paralelisht pamundësimi i punës së seancave të shoqërohet me bojkotimin e komisioneve parlamentare dhe të gjitha aktivitetet e tjera. Nuk ka kuptim të shkosh në komisioni ku përgatitet seanca e pastaj të mos marrësh pjesë në seancë. Nuk kemi pse shkojmë në komisione aty ku është realisht puna më e madhe, përgatiten ligjet, debatohen dhe nuk ka asnjë logjikë që aty ku punohet për seancën të jesh prezent e të mos jesh aty ku formatizohet puna e komisioneve”, tha Sherifi.

Ai gjithashtu tha se të gjitha partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.