Opozita është e vendosur në nismën e tyre për ti parandaluar seancat e Kuvendit ta qoj deri në fund. Kështu të paktën është shprehur anëtari i Kryesisë së NISMA – s për Kosovën, Bilall Sherifi. Ai në një prononcim për ORAinfo është shprehur se opozita sërish do ti bojkotoj mbledhjet e kryesisë së Kuvendit.
Ndonëse të hënën është paraparë mbledhja e kryesisë, Sherifi thotë se as këtë herë opozita nuk do të marrë pjesë në të. Sherifi u zotua se opozita edhe kësaj rradhe do të pamundësoj mbajtjen e seancave në Kuvend.
“Opozita e bashkuar sërish do ta bojkotojë mbledhjen e kryesisë së Kuvendit. Duke e pasur parasysh faktin se asgjë nuk ka ndryshuar që nga ndërhyrja e seancës së fundit atëherë sigurisht që opozita sërish do të pamundësoi mbajtjen e seancës”, ka thënë Sherifi, për ORAinfo.
Ai bëri të ditur se pozita duhet të reflektojë lidhur me atë se seancat e kuvendit nuk mbahen në kushte të tilla.
“Kryetari dhe kryesia e Kuvendit nuk duhet të insistoj me çdo kusht në mbajtjen e seancave. Pasi çështja është politike edhe zgjidhja duhet të jetë politike. Shpresoj që deti atëherë mazhoranca do të reflektojë”, ka thënë më tej anëtari i kryesisë së Nismas për Kosovën, Bilall Sherifi.
Kujtojmë që deputetët e opozitës edhe në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës kanë hedhur gaz lotsjellës./ORAinfo/