Kryetari i Partisë radikale serbe (SRS) Vojislav Sheshel ka deklaruar sot në Beograd se nuk duhet biseduar me Prishtinën dersia të mos zgjidhet çështja e Asociacionit të Komunave serbe.
“Është i pakuptimtë vazhdimi i bisedimeve në Bruksel për çështjen e Kosovës derisa të mos plotësohen disa kushte. Së pari, delegacioni serb nuk guxon të lëshojë pe lidhur me Asociacionin e Komunave serbe”, ka thënë ai, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta,
Ai ka shtuar se partia e tij nuk do të njohë asnjë marrëveshje Beograd – Prishtinë dha ka dënuar Gjykatën Kushtetuese të Serbisë e “cila nuk ka pasur forcë që të merret me këtë problem por ka thënë se marrëveshjet janë të natyrës politike e jo juridike dhe se ajo nuk është në kompetencën e saj “.
Ai ka përfunduar se Serbia duhet të insistojë vazhdimisht që të respektohet Rezoluta 1244 e KS të KB-së për Kosovën / koha.