Chelsea i ka mohuar të gjitha thashethemet se Andriy Shevchenko do të marrë një pozitë udhëheqëse brenda ekipit duke i quajtur fjalët që qarkulluan si të pa kuptimta.
Burime të afërta të Shevchenkos më herët patën deklaruar se sulmuesi i dikurshëm i Chelsea’s do të bëhet drejtor dhe se për këtë punë ishte në bisedime me figurat kyçe brenda klubit.
Ukrainasi është mik i ngushtë i kryetarit të ekipit, Roman Abramoviq, dhe shpesh është ftuar nga miliarderi rus në ndeshjet e Chelseas.
Sidoqoftë, Chelsea ka deklaruar se të tilla thashetheme janë shumë të pakuptimta.
Në anën tjetër Shevchenko ka një relacion shumë të keq me menaxherin e Chelseas, Jose Mourinhon.