Policia e trafikut e ushtrisë serbe sot përkujdeset dhe mirëmbanë makinat luksoze të kohës së Josip Broz Titos.
Në një garazh të pazakontë ende jeton një pjesë e historisë së trazuar. Në kazermën “Dedinje” në gjendje të përsosur mbahen automjetetet joshëse të Marshallit: Pesë Mercedes “600 Pullman”, një Rolls Royce “Phantom 5”. Me këto makina janë shëtitur Marshalli, elita politike e ish-Jugosllavisë, dhe elitat politike evropiane dhe botërore të kohës.