Pothuajse kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fundjavës në top pesë ligat evropiane dhe edhe këtë herë nuk munguan golat nga klubet në formë.
Listën e prijnë dy klube nga Bundesliga, Bayern MunIch me 28 gola të shënuar dhe Borussia Dortmundi me 22 të tilla, transmeton Telegrafi.
Ndërsa në vendin e tretë çuditërisht është Nice (22), por e gjitha kjo është fal Hatem Ben Arfa, i cili këtë sezon me gjashtë golat e tij është i pandalshëm.
Më pas vijnë Manchester City (19), Paris Saint-Germain (19), Leicester City, West Ham United dhe Roma me nga 17.
Por, nuk duhet të harrojmë se Lige 1 është në javën e nëntë, kurse Liga Premier dhe Bundesliga në të tretën. Dy ligat me më së paku ndeshje janë Serie A dhe La Liga me nga shtatë.