Lajmet e fundit

Shikoni se çka i’u tha “Ballisti” gjykatësve

Gjatë seancës ku iu dha masa “arrest me burg”, Ismail Morinaj u shpreh para trupit gjykues se do të pranojë çdo vendim dhe se nuk kërkon mëshirë nga askush.

“Do të doja të gjendesha para ndonjë gjyqtari serb e të mbroja interesin e vendit tim, por tani jam para gjyqtarit shqiptar dhe duhet të mbroj veten. Unë nuk kërkoj mëshirë, dua mirëkuptim nga ju. Nëse do kem vendim pozitiv do ta nderoj atë deri në fund. Unë kam një familje që nuk e shoh prej dy vitesh, kam dy fëmijë për të rritur”, “Ballisti”.

Ndërkohë avokati mbrojtës i “njeriut të dronit” ka kërkuar një masë më të butë për klientin e tij, me argumentin se ky është një rast i veçantë. Sipas tij, Morinaj nuk përbën rrezikshmëri dhe se armën e mbante prej frikës pas ngjarjes në Beograd.

Ismail Morinaj, i cili u arrestua mesnatën e së shtunës në Tiranë, rrezikon 7-15 vite burg për akuzat për “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.