Imuniteti është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme prandaj është e rëndësishme që të kujdeseni që të siguroni një sistem imun sa më të fuqishëm. Nje përzierje që do ju vije në ndihmë është dhe ajo e përgatitur me këto përbërës kresor;
700 ml. uthull të mollës, 1/4 e gotës hudhër të imtësuar, ¼ e gotës qepë të imtësuara, 2 speca të freskët, 1/4 e gotës xhenxhefil të gërryer, 2 lugë karota të gërryera.
Për të përgatitur këtë përzierje është e rëndësishme që të gjithë përbërësit ti përzieni në një enë. Më pas i vendosni në kavanoz. Derdhni uthullën, mbylleni fort dhe i përzieni mirë. Më së miri do të ishte që 2/3 e kavanozit t’i mbushni me ilaç. Kavanozin ta mbani në hapësirë të thatë dhe të ftohtë, për 2 javë rresht. Më pas e kulloni dhe merrni një lugë në ditë për ta forcuar sistemin tuaj imun