Jose Mourinho rrezikon seriozisht të shkarkohet nga posti i menaxherit të Chelseas, pas humbjes nga Liverpool.
Pas humbjes 3:1 nga Liverpool në Stamford Bridge, portugezi pritet të shkarkohet nga detyra, raportojnë mediat britanike.
Mourinho nuk është duke gjetur zgjidhje për krizën që e ka kapluar skuadrën e tij.
Zhvillime të reja priten gjatë ditës së sotme.