Lajmet e fundit
Shkelësit më të mëdhenj të ligjit Inspektorët e ndërtimit

Shkelësit më të mëdhenj të ligjit Inspektorët e ndërtimit

Në më shumë se 50 dosje të Drejtorisë së Inspekcionit të komunës së Prishtinës, Prokurorja speciale, Drita Hajdari, ka arritur që në 36 prej tyre të gjejë se inspektorët e ndërtimit kishin shkelur ligjin në rastet e ndërtimit të objekteve afariste banesore në Prishtinë.

Të gjitha këto shkelje kishin ndodhur gjatë periudhës 2010-2014, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe të tjerët.

10 ish-inspektorët e ndërtimit në komunën e Prishtinës akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrën zyrtare, duke mos i ekzekutuar vendimet për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në Prishtinë.

Ish-ushtruesi i detyrës së Inspeksionit të ndërtimit, Ismet Haliti, akuzohet se kishte drejtuar grupin kriminal me anëtarët Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, si inspektorë të ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.