Lajmet e fundit
Shkelmon kutinë e votimit, arrestohet

Shkelmon kutinë e votimit, arrestohet

Në Kaçanik të vjetër është arrestuar një vëzhgues për shkak se shkelmimit të një kutie të votave me kusht. Kjo u bë e ditur nga Demokracia në Veprim në Ferizaj, të cilët thanë se kjo ka ndodhur rreth orës 10.00.

Sipas DnV, në Prishtinë në qendrën e votimit 1907e 02/d një votues ka votuar dy herë, si dhe në po të njëjtën qendër janë raportuar probleme me llambën ultravjollcë.

”Mungesa e komisionerëve në vendvotime është raportuar në:

Në Rahovec – në qendrën e votimit në Hoqë të Madhe- mungojnë dy komisionerë,

Në Gjilan – në qendrën në Shkollë “Iliria” janë të pranishëm vetëm 3 komisionerë. Në hapësirat e po kësaj qendre është raportuar për prezencë të materialit propagandues.

Në Mitrovicë në qendrën e votimit 1102, në njërin vendvotim janë të pranishëm vetëm 3 komisionerë.

Në Malishevë , përkatësisht në fshatin Turjakë në qendrën e votimit 3046/ 01 janë raportuar raste të vulosje nga dy herë të fletëvotimeve.

Në Gjilan në qendrën e votimit në shkollën “Musa Zajmi” në vendvotimin 0402 x/04r shiritat e kutive kanë qenë të vendosur por jo të mbyllur deri në orën 9:00. Në po këtë qendër në vendvotimin 02/R, është identifikuar një person i cili ka nënshkruar në dy rubrika.
Në Gjakovë në qendrën 0204 c-03c në Shkollën Mazllum Këpuska, është raportuar për prezencë të materialit propagandues të subjektit politik AAK.

Në Gjilan në shkollë “Mehmet Isai” në qendrën 0403x /05r është raportuar për prezencë të materialit propagandues të subjektit politik të LDK-së.

Në Gjakovë në qendrën 0209c /02, kryesuesi i Vendvotimit ka dhënë dorëheqje. I njëjti është zëvendësuar me një person tjetër.

Sipas vëzhguesve të DnV-së, situata në veri është përgjithësisht e qetë. Megjithatë kemi raport se në disa qendra të votimit, qëndrojnë persona të pa-autorizuar të cilët kërcënojnë votuesit, vëzhguesit dhe anëtarët e këshillave të vendvotimit.

Në disa vendvotime është raportuar se ka më pak Fletëvotime sesa që është numri i votuesve në listën e votuesve, por duhet thënë se për këtë çështje ka një vendim paraprak të KQZ-së.

Demokracia në Veprim i bënë të thirrje gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese”, njofton DnV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.