Shkëlzen Gashi ka thënë se Kombëtarja shqiptare do t’i bëjë të gjithë tifozët që të festojnë pas ndeshjes me Armeninë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, është i bindur se Shqipëria do të kualifikohet për në Euro 2016.
Për ta bërë këtë, skuadra e Gianni de Biasit, duhet të fitojë patjetër në Armeni pasi barazimi do t’i lente ata në barazh.
“Nuk kemi për të humbur. Do ta fitojmë këtë ndeshje, me këtë gjë do të bëjmë që të gjithë shqiptarët të festojnë”, është shprehur Gashi.
Gashi luajti si zëvendësues në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” përballë Armenisë, ku shënoi golin e fitores, derisa në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Portugalisë ai ishte titullar.
“Ka ardhur koha që Kombëtarja të kualifikohet. Kam besim se do ta arrijmë këtë gjë”, ka shtuar mes tjerash Gashi.