Lajmet e fundit

Shkelzen Maliqi komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Analisti Shkelzen Maliqi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ka nxjerrë si jo tërësisht të përputhshme disa nga parimet e Marrëveshjes për Asociacionin.

Maliqi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon asociacionet, brenda një rregullative – me rëndësi që të mos cënohen pikat e saj, njofton Klan Kosova.

“Secila prej paleve duan ta sjellin vendimin në gjendje, pikëpamje të sajën, mendoj se kjo eshte një mendim ose vlerësim relativisht i saktë, i asaj që ka ndodhë, nuk kontestohet”.

“Kushtetuta e lejon çdo lloj asociacioni – secili mund te krijojë asociacion. Çështja është se sa është në përputhje, pra se si do të jetë statusi, në vete marrëveshja kanë disa pika parashikuese dhe vetë juristët e kanë parë se ku mund të cënohet kushtetuta”.

“Në esencë marrëveshja si e tillë është marrëveshje politike, do kompromise është dashur të bëhen… Lufta më e madhe ka qenë në Bruksel se a do të ketë te drejtën e vetos apo jo, dhe ne moment te fundit kjo është heq”.

Sipas tij marrëveshja për krijimin e Asociacionit nuk lë shumë pika për brengosje, pasi fuqia e tij nuk është e madhe dhe prandaj nuk ka nevojë të ndryshohet.

“Kur e lexon me kujdes marrëveshjen dhe pa paragjykime, aty nuk ka shumë elemente për brengojse, sepse nuk i jep shumë këtij asociacioni, nuk i jep atë forcë që supozohet”.

“Unë mendoj se marrëveshja nuk ka nevojë të ndryshohet, por vetëm për disa pika të mirren vesh”.

“Nëse bashkohen këto komuna të vogla, mund të jenë pengese në disa fusha”.

“Reagimi opozitar – kur ta shikon veten si diçka të izoluar, mund te arsyetohet ose te ashpërsohet çështja se ku po na çon ky dialog, por nuk janë faktor këtu vetëm serbët e Kosovës, por është një loje pak me e gjatë”.

“Me analizën e te gjithe këtyre faktoreve duhet gjetur logjika se pse është kështu. Zakonisht këto negociata nuk bëhen kaq hapur, por për çdo hap duhet raportuar në Kuvend”

Leave a Reply

Your email address will not be published.