Lajmet e fundit
Shkollat e Gulenit në Kosovë: Do të vazhdojmë mësimin

Shkollat e Gulenit në Kosovë: Do të vazhdojmë mësimin

5abcdf812269a31a14dd01a7_1522329183-2300361-650x358Institucionet Arsimore Gulistan kanë reaguar lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq që ishin mësimdhënës në kolegjin ‘Mehmet Akif’.

Përmes një komunikate për media këto insitucione kanë thënë se shtetasit turq të cilët ishin mësimdhenes janë kidnapuar në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me parimet demokratike.
“Vëmë në dijeni gjithë opinion publik se Institucionet Arsimore Gulistan do të përdorin të gjitha të drejtat që i njohin Konventat ndërkombëtare dhe Evropiane, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore të gjithë personat dhe institucionet të perfshire ne rrembimin”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas komunikatës Institucionet Arsimore Gulistan kanë shkruar se besojnë që Kosova do të adresojë në mënyrë institucionale përgjegjësinë ligjore të aktorëve të involvuar në këtë rast kaq sipas tyre në përputhje me vlerat e sundimit të ligjit e vlerat evropiane që Kosova përfaqëson.
Ndër të tjera në njoftimin për media Institucionet Arsimore Gulistan bëjnë me dije se vendosur të vazhdojmë aktivititetin arsimor dhe edukativ megjithë këto ndodhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.