Lajmet e fundit

Shkreta i Vetëvendosjes: Polica i raporton SHIK-ut

Mirsad Shkreta anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes thotë se Policia e Kosovës është shndërruar në institucion të shtetit dhe po përdoret për ndjekjen e kundërshtarëve politik të Qeverisë.

Shkreta vlerëson se është bërë ‘kapja e Policisë’, raporton lajmi.net.
“Policia e Kosovës po mbron PDK-LDK- Listën Serbe e veçanërisht projektet e tyre madhore sikur që është Zajednica. Policia nuk po lufton krimin e organizuar por opozitën. Udhëheqësit e Policisë janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion”, thotë ai.
Ai ka paraqitur një fotografi të deputetit të PDK -së, Ilmi Reqica në një darkë me Rashit Shalaj, që sipas tij, ai merr instruksionet e Kadri Veselit.
Ka folur edhe për shifrat e Policisë për protestuesit, duke i quajtur qesharake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.