Mbrëmë në Shkup, një grup personash të panjohur e kanë sulmuar një djalosh 22 vjeçar duke e goditur dy herë me thikë në pjesën e gjoksit. Policia informoi se Mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate derisa M.J. (1993) , i cili me dy persona të tjerë ka qenë duke ecur drejt “Shtëpisë së mallrave Most” është sulmuar nga 45 persona dhe me siguri me thikë është goditur dy herë në pjesën e gjoksit.
Më pas, me ndihmën e shpejtë personi i plagosur është dërguar në Spitalin e qytetit. Policia punon në identifikimin e autorëve të krimit, njofton Zhurnal.