Masa e paraburgimit prej 30-ditësh i është caktuar 44-vjeçarit nga Shkupi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme ka sulmuar bashkëshorten e tij me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Prokurori publik ka urdhëruar të nis hetimi për vepër penale tentativë për vrasje. Dëshmitarë i ngjarjes ka qenë edhe njëri nga të tre fëmijët.
Pas hetimit, prokurori publik ka sjell urdhër për kryerjen e ekspertizave të nevojshme, grumbullimin e gjurmëve nga vendngjarja, si dhe dëgjimin e më shumë personave me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes së hidhur. /SHENJA/