https://www.youtube.com/watch?v=K39N4PvKQxc
KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Dy britanikë filmuan aksidentin fatal, ku gjetën edhe vdekjen.
Dy të rinjtë ishin të droguar, teksa udhëtonin me një Renaut Clio.
Makinën e drejtonte Kyle Careford, ndërkohë që Michael Owen ishte pasagjer.
Në disa momente, teksa po ecnin me shpejtësi në një rrugë fshati, Michael i lutet: “Ngadalësojë pak vëlla, jemi me 90 (milje)”.
Kamera në makinën e tyre ka fiksuar momentin kur përplasen me murin e një kishe dhe rrotullohen disa herë.
Më pas dëgjohet një grua duke thirrur: “Më dëgjoni, a është kush gjallë?”.
Të dy u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes.