Grupi “Gjurmët” janë kthyer pas 30-të vitesh në Tiranë me një koncert gjigand. Por sipas anabel nuk kanë qenë vetëm këngët e “Gjurmëve”, ato që janë përjetuar live prej publikut.
Një puthje mes Kastro Zizos dhe Dren Abazit, ka nxitur shumë ovacione. Sipas të pranishmëve, Kastro i ka thënë Abazit se femrat në Tiranë çmenden pas tij, ndaj ai donte të bënte një lojë me të.
Zizo i ka kërkuar këngëtarit të mbyllë sytë, dhe më pas e ka puthur në buzë. Abazi ka mbetur i shtangur, pa bërë asnjë reagim.
Deri më tani nuk kemi ndonjë reagim nga ana e artistëve dhe pritet që pamjet të publikohen së shpejti.