Pas një sezoni me më shumë gaz lotsjellës se sa punë të kryera, Kuvendi i Kosovës dje ka përmbyllur sesionin vjeshtor me fjalimin e Presidentes Atifete Jahjaga, pa opozitën dhe një votim formal për bordin e Agjensisë Kosovare të Privatizimit.
Ndërkohë që protesta e radhës e opozitës është lajmëruar më datën 9 Janar në Prishtinë, një temë tjetër që e ka karakterizuar këtë javë ka qenë edhe një nga deklaratat e famshme e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit.
Kreu i Kuvendit në një takim më sektorin e shoqërisë civile kishte deklaruar mes tjerash se shoqëria civile duhet të punojë për të vëzhguar paranë publike, e jo të merret me politikë.
Kjo deklaratë e Veselit është interpretuar si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sektorin jo-qeveritar. Poashtu, ka pasur kritika, akuza e kundërakuza për kontroll, sahan-lëpirje dhe militantizëm politik e partiak nën petkun e shoqërisë civile.