Pjesëtarë të Shoqërisë Civile, të cilët kanë zhvilluar një marsh protestues për të kundërshtuar dhunën në Kuvendin e Kosovës, po bënë thirrje që seanca e sotme të shtyhet për një ditë tjetër.
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në fjalën e tij para pjesëmarrësve në marsh, kërkoi që t’i jepet hapësirë presidentes së vendit Atifete Jahjaga, për të vazhduar këtë proces që ka nisur për të gjetur një zgjidhje për kalimin e situatës politike në vend.
Kryeziu mes tjerash tha se kanë ardhur këtu për të shpërndarë mesazhin që të mos mbahet seanca e sotme dhe dhuna potenciale që mund të ndodh në Kuvend të mos bartet në rrugë te qytetarët.
“Ne nuk jemi për të ofruar zgjidhje por zgjidhjen duhet ta bëjnë akterët politik, prandaj t’i lëmë hapësirë”, tha Kryeziu.