Shoqëria Civile do të organizoj nesër një marsh paqësor për të kërkuar qetësim të situatës politike në vend, duke kërkuar të mos ketë dhunë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kyreziu tha se nesër marshi do të jetë paqësor dhe bëri thirrje për skenën politike që të kontribuojë në zgjidhjen e situatës përmes dialogut dhe assesi përmes dhunës.
Kryeziu tha se pa ndryshim të qëndrimeve nga palët nuk është dashur të thirret seanca, mirëpo ai shpreson që seanca e nesërme do të zhvillohet pa dhunë dhe pa përdorimin e mjeteve të ndaluara me ligj.
Në këtë marsh të gjithë protestuesit do të kenë nga një çadër të bardhë, duke simbolizuar kështu paqe dhe qetësi.