Vezë janë hedhur të mërkurën edhe ndaj zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Tre aktivistë të Vetëvendosjes e kanë gjuajtur Selimin me ve afër ndërtesës së Qeverisë.
Aktin e ka dënuar Qeveria e Kosovës. E ka vlerësuar si sjellje e dhunshme e drejtuar kundër institucioneve legjitime dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës, raporton KTV .
Veprimet e fundit, përfshirë protestën e së të hënës, po shihen si pjesë e tensionimit të mëtejmë të situatës edhe nga shoqëria civile. Por, cili është rreziku që çdo arrestim nga Policia të shoqërohet me dhunë dhe kjo të bëhet praktike në vend?
Prokuroria e Shtetit nuk ka pranuar se Albin Kurti mbrëmjen ndërmjet të hënës dhe të martës u lirua për shkak të presionit dhe protestave në Prishtinë./koha.net