Lajmet e fundit

Shpallen nomininet për Oscar, nominohet filmi ‘Shok’

Filmi “Shok” që është një prodhim britanik me Qendrën Kinematografike të Kosovës është nominuar për të fituar çmimin prestigjioz Oscar si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.

Filmi Shok është bërë me regji dhe skenar të Jamie Donoughue kurse producent të filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Në këtë film luajnë aktorët kosovar: Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi, etj.

“Shok” është një film që trajton temën e okupimit në Kosovë në vitet e ’90, ku shoqëria e dy djemve testohet deri në kufizime derisa ata vazhdojnë betejën për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

‘Shok’ është një koproduksion në mes të Kosovës dhe Brtanisë së Madhe dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është konsideruar bileta e parë për Oskar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.