Lajmet e fundit

Shpallen të pafajshëm 7 zyrtarët e Komunës së Pejës

Demantohen kritikat dhe akuzat e kryetarit Gazmend Muhaxheri në drejtim të të akuzuarve.
 
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshem 7 zyrtarët komunal të Pejës. Në aktakuzën e Prokurores Sahide Gashi zyrtarët, Xhemë Berisha, Tahir Cukaj, Kujtim Lika, Nagihane Broqi, Nysret Lipa, Leonard Shabanaj dhe Vllaznim Përgjegjaj akuzoheshin se gjatë kryerjes së detyrave të punës, kanë kanë kryer veper penale të Keqëpërdorimit të Detyrës Zyrtare.-Raporton elajm. Trupi Gjykues në seancën përfundimtare të mbajtur me datën 26.11.2015 mori vendim qe në mungesë provash ti shpallë të pafajshëm zyrtarët e lartëcekur. Në vendim thuhet se prokuria nuk ka mundur në asnjë formë të dëshmojë se këta zyrtarë kanë kryer veprat e ngarkuara në aktakuzë andaj edhe shpallen të pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.