Lajmet e fundit
Shpallet konkursi “Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë 2015”

Shpallet konkursi “Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë 2015”

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të organizojë dhënien e çmimit vjetor të quajtur “Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë”, që do të mbahet këtë vit më 22 tetor të vitit 2015. Ngjarja shënon Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë.

Qëllimi i Çmimit të Gazetarisë për Varfëri është të promovojë dhe të zgjerojë debatin rreth çështjeve dhe shkaqeve të varfërisë, dhe gjithashtu të ndikojë tërthorazi në reduktimin e varfërisë. Në të njëjtën kohë, duhet të inkurajojë publikimin e zgjidhjeve të reja kreative që mund të shpijnë në ndryshime dhe përmirësime, duke shprehur prioritetet e duhura tek audienca e synuar përgjegjëse.

Konkursi është i hapur për banorët e Kosovës të moshës mbi 18 vjet (me kusht që mosha madhore të arrihet nga 1 tetori 2015).

Ky konkurs përfshinë 5 kategori

• Storia më e mirë në TV,

• Storia më e mirë në radio,

• Storia më e mirë në media të shtypura

• Storia më e mirë në media elektronike

• Fotografia më e mirë

UNKT dhe AGK do të shënojnë jubileun e dhjetë të çmimit të Gazetarisë për Varfëri, ngjarje e cila përkon me përvjetorin e 70-të të OKB-së. Për këtë rast UNKT-ja dhe AGK ftojnë të gjithë gazetarët e çmimit fitues të të gjitha edicioneve të mëparshme për të aplikuar me nga një storie mbi progresin e Kosovës në luftimin e varfërisë gjatë viteve të fundit. Storiet duhet të mbulojnë gjithashtu edhe ndikimin e ndihmës për zhvillim nga OKB në Kosovë në vitet e fundit.

Për hollësi ndiqni termat e referencës në uebfaqen e Asociacionit:

http://apjk.org/?cid=1%2C25%2C206

Leave a Reply

Your email address will not be published.