Lajmet e fundit
“Shpejt do ta rrëzojmë Qeverinë Haradinaj”

“Shpejt do ta rrëzojmë Qeverinë Haradinaj”

serLidhja Demokratike e Kosovës po punon që ta rrëzojë shumë shpejt qeverinë aktuale të vendit. Kështu ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Naser Rugova.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si grupi më i madh politik në Kuvendin e Kosovës, është duke i bërë përgatitjet e nevojshme, konform kushtetutës dhe ligjeve, që këtë qeveri ta dërgojë në shtëpi”, ka thënë Rugova në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“Nuk e di se çka duhet të ndodhë më tepër në këtë vend dhe rreth këtij vendi, se këto që kanë ndodhur, dhe ne të mos reagojmë si partia më e madhe”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se LDK do të veprojë “në momentumin më të volitshëm politik”. Rugova ka paralajmëruar se qeveria e Ramush Haradinajt do të largohet “shumë shpejt”.
Deputeti i LDK’së ka thënë se do të paraqitet një mocion kundër Qeverisë Haradinaj. “Jemi duke u munduar t’i bëjmë numrat”, ka treguar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.