Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti: Demarkacioni po dështon, e pushteti po i arreston njerëzit e VV-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj arrestimeve të njerëzve të Vetëvendosjes. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se demarkacioni ka përgjegjësi ligjore e politike, dhe se sipas tij, me polici e arrestime nuk mbrohet.

Shënimi i plotë i tij:

Në kohën kur po shihet që demarkacioni ka dal ashtu qysh ka thënë opozita, e që njerëzit janë rrahur në emër të kësaj faljeje, kanë filluar arrestimet në çdo cep të Prishtinës të njerëzve kyq të LVV ne tentim dobësimi para pranimit të kësaj vepre penale që e kanë nënshkruar. Sot edhe pronarët e kafeterive pranë zyrave të vv janë ftuar në polici.
Këto metoda janë të papranueshme dhe askund nuk kanë patur sukses. Demarkacioni ka përgjegjësi ligjore e politike. Me polici nuk mbrohen e as me arrestime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.