Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj Lirak Çelajt, duke thënë se Termokosi po rimëkëmbet dhe po fillon programin e zgjerimit duke zhvilluar projekte milionëshe me donatorë.
Gjithashtu, Ahmeti tha se ai po kërcënon me padi kur është vet zv/ministër i Drejtësisë, ku ka ndikim të drejtpërdrejtë në gjykata.
Ai madje sjellë paqartësi se si po e kërcënon, si asamblist, zv/ministër apo si kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.
Ja postimi i plotë i Ahmetit:
Interesant fakti që zv. Ministri i Drejtësisë kërcënohet me padi në gjykatat ku ka ndikim të drejtpërdrejtë. Nuk po e di këtë kërcënim a po e bën si asambleist, zv. ministër apo si kryetar i degës së partisë së vet në Prishtinë.
Shkeljen e ligjit thotë e ka konstatuar qeveria.
Termokosi po rimëkëmbet, po fillon me progrmain e zgjerimit të drejtë dhe të barabartë dhe po zhvillon projekte të reja milionëshe me donatorët. Dhe pikërisht këtu është interesi i tyre. Por këto ndërmarrje janë të qytetarëve të Prishtinës dhe nga qytetarët po mbrohen e ju kërcënoni sa të doni./Indeksonline/