Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet LDK-së

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së se do ta ngreh kallëzim ndaj tij, për shkelje ligjore.
Teksa ka thënë se LDK-ja e ka kërcënuar herë fizikisht, herë me Ministri e herë me gjykatë, Ahmeti ka ironizuar, duke thënë se tash ka mbet edhe në Gjykatën Speciale ta dërgojnë.

“Kanë mbet edhe në Gjykatë Speciale me më dërgu. Herë fizikisht, herë me ministri të tyre e herë me gjykata vazhdojnë me kërcënu”, ka thënë Ahmeti. “Kërcënoni sa të doni, hajni më në Prishtinë nuk do të ketë e së shpejti edhe në Kosovë. Këtë qytetarët më nuk do ta lejojnë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.