Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti ka bërë thirrje për maniseftim të qetë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë thirrje që manifestimi i opozitës me datën 28 Nëntor të jetë paqësor.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se po tentohet që të krijohet frikë e panikë te qytetarët me arrestime e storie konspirative.

Lexoni postimin e plotë:

Është me rëndësi që të kemi një manifestim paqësor me datën 28 nëntor. Për këtë arsye, manifestimi i partive opozitare po mbahet në sheshin Zahir Pajaziti. Këto ditë po tentohet që të krijohet frikë e panikë te qytetarët me arrestime e storie konspirative.
Do të ishte mirë që këtij tentimi ti përgjigjemi me manifestim madhështor paqësor kundër marrëveshjeve të dëmshme, e për dinjitetin e zhvillimin e shtetit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.