Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti, për arsye teknike, nuk e ka ulur flamurin tek “Rrethi” në gjysmë shtizë

Institucionet e Kosovës sot kanë ulur në gjysmështizë flamujt nëpër të gjitha objektet e institucioneve shtetërore.

Në ndërtesën e Qeverisë, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës e pothuajse në të gjitha ndërtesat shtetërore, flamuri i Kosovës ka qenë i ulur në gjysmë shtizë, në nderim të viktimave të Parisit.

Por flamuri gjigand i vendosur në hyrje të Prishtinës, përkatëisht kah autostrada Prishtinë-Shkup, nuk ka qenë i ulur në gjysmë shtizë.

I njohur së fundmi si vendi “Te Flamuri” e më herët si vendi “Te Rrethi”, flamuri gjigand sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka mundur të ulet në gjysmë shtizë për shkaqe teknike.

Këtë përgjigje, ai e ka dhënë për RTK’në.

“Ne i kemi ulë në të gjitha ndërtesat flamujt por tek rrethi qe një kohë nuk kemi mundësi për të intervenuar”, ka thënë Shpend Ahmeti në një mesazh telefonik për RTK’në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.