Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se në Termokos do të shkojnë jo për ti uruar punë masave të dhunshme por për ta mbrojtur pronën e qytetarëve nga uzurpatorët.
Më poshtë është postimi i plotë i Ahmetit:
“Në Termokos do shkojmë jo për ti uruar punë masave të dhunshme por për ta mbrojtur pronën e qytetarëve nga uzurpatorët.
Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me qytetarët.
Ngrohja dhe projektet e përmirësimit janë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për Prishtinën për të lejuar Samiun dhe Lirakun ti përvetësojnë ato”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.