Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti tregon arsyet pse po del në protestë

Krytari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka rikonfirmuar pjesëmarrejn e tij në protestën e së nesërme të thirrur nga tri partitë opozitare.

I pari i Prishtinës, gjithashtu ka treguar arsyet pse tij pse duhet marrë pjesë në këtë protestë.

 

” Kjo qeveri pas shkeljeve te shumta të Kushtetutës vazhdon me injorancë, shpërfillje e kryeneqësi ndaj qytetarëve të Republikës.

Prandaj nesër në ora 14:00 jam te Biblioteka për një jetë me dinjitet, për një jetë me barazi, për një jetë me zhvillim. Për Republikën!”, ka shkruar ai .

Ky është postimi i tij plotë:

Para se të jem kryetar unë jam qytetar i Republikës. Si qytetar i kam parë dhe përjetuar tepër shumë padrejtësi. Si prind, nuk dua që fëmijëve të mi të ju mbetet një shtet gjysmak, me politikanë të korruptuar

Si kryetar, për dy vite kam takuar mijëra qytetarë: të papunë, të lodhur, pa sigurime, pa shtëpi, me të drejta të shkelura e të përbuzura nga qeveri të zhytura ne korrupsion e krim.

Kjo qeveri pas shkeljeve te shumta të Kushtetutës vazhdon me injorancë, shpërfillje e kryeneqësi ndaj qytetarëve të Republikës.

Prandaj nesër në ora 14:00 jam te Biblioteka për një jetë me dinjitet, për një jetë me barazi, për një jetë me zhvillim. Për Republikën!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.