Në prag të fillimit të sezonit të ngrohjes, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitoi ngrohtoren e Termokosit.
I pari i Prishtinës nga drejtori i Termokosit Arsim Fetahu dhe stafi i tij u njoftua drejtpërsëdrejti se ngrohtorja është e gatshme që të fillojë dhe se testimi final i furnizimit me ngrohje dhe të gjitha testimet e rrjetit të ngrohjes janë kryer me sukses të plotë.
Rreth 13000 banorë të kryeqytetit sivjet do të përfitojnë nga ngrohja prej Termokosit, transmeton Klan Kosova.