Lajmet e fundit

Shpendi Ahmeti: Dardani ka qëllime të pastra, m’rujti kur me kërcënuan

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mbrojtur sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj për aktin e tij vandal të bërë mbrëmë kur e nxori me dhunë një zyrtar qeveritar, e më pas ju demolua vetura.

“Nuk e arsyetoj aktin, mirëpo ai me tha se e ka shpëtuar personin nga mllefi i qytetarëve duke e larguar nga vetura”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova te Baton Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se Molliqaj e ka punën me të vështirë në Vetëvendosje. “Ai e ka punën me të vështirë se kryetarin, se për çdo punë e qesin atë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

“Nuk me duket fotografi e mirë, por Dardani ka qëllime të pastra, metoda të pastra”, ka thënë ai.

Bile ai ka treguar edhe diçka të padëgjuar deri me tash. “Kur me kanë kërcënuar me vrasje, Dardani ka qëndruar një kohë para shtëpisë time”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.