Mbrëmja e së hënës ka nisur me tension dhe një atmosferë jo të këndshme sa i takon vlerësimit të jurisë për konkurentët e “Dance Ëith Me”.
Pas interpretimit të kërcimit ‘Jive’, koreografi dhe kryetari i jurisë Albi Nako i dha vlerësim të ulët, vetëm 5 pikë çiftit Arilena – Labinot Gashi. Ky i fundit nuk ia kurseu Albit dhe në moment iu kthye: “Ne nuk kemi bërë prova mjaftueshëm këtë javë Albi për shkak se ti ke qenë i angazhuar me Këngën Magjike”. Kaq ka mjaftuar që kryetari i jurisë t’i kundërvihet:”Ti Labi nuk ke gojë të flasësh sepse ti në Tiranë nuk vjen për prova por për të dalë me balerinin nëpër clube natën. Ma ke shqetësuar balerinin edhe në 2 të natës që e merrje në telefon”.