Deputetja e VV-së Shqipe Pantina përmes një postimi në facebook i ka demantuar siç thotë ajo disa portale të cilat kanë thënë se ajo e ka pranuar se gazi i hedhur në Kuvend nuk është demokratik, në reagimin e fundit thuhet se ne ja përkujtuam qeveris gazin kur ata e përdorën ndaj qytetarëve që të provojnë edhe ata se a është demokratik.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë
Disa nga portalet paskan shkruar se gjoja kam “pranuar” se gazi lotsjellës i hedhur dje nga opozita nuk është demokratik. Në emisionin sot pasdite në Info Magazinë ia përkujtova mazhorancës dhe qeverisë dhe gjithë të interesuarve se gazi lotsjellës nuk mund të jetë një herë demokratik kur qeveria e përdorë atë kundër qytetarë, përfshi edhe nënat e të pagjeturve, kur ata protestojnë kundër shkeljes së dinjitetit, cenimit të sovranitetit, kapjes së shtetit,hajnisë e korrupsionit dhe njëherë antidemokratik kur proteston opozita. A u dashtë që atë të provonin deputetët e mazhorancës për të marrë vesh se nuk qenka sipas tyre demokratik?/kosovanews/